Gratë janë duke u këshilluar që të flenë në krah gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, në mënyrë që të parandalojnë lindjen e fetusit të vdekur.
Një studim i realizuar me 1,000 gra ka treguar që rreziku dyfishohet në qoftë se gratë flenë të shtrira në shpinë gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë.
Në këtë studim janë analizuar 291 shtatzëni në të cilat fetusi kishte lindur i vdekur dhe 735 gra që lindën fëmijët e tyre të shëndoshë.
Sipas studiuesve pozicioni në të cilin flenë gratë është më rëndësishmi, përderisa nuk duhet të brengosen në qoftë se shtrihen sa janë zgjuar.


