Studimet thonë se agjërimi, sidomos gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte afatgjata për fëmijën në periudhën e mëvonshme jetësore.
Megjithatë, gratë që tashmë vetëm se janë në shtatzëni dhe fetusi i tyre është në zhvillim, e që shprehin dëshirë për të agjëruar, duhet t’i përmbahen disa këshillave, të cilat i ka përgatitur Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Përpara së gjithash, duhet vënë re se agjërimi gjatë muajve të verës mund të çojë në dhimbje koke, lodhje, aciditet dhe marramendje pasi që ditët janë të nxehta dhe të gjata. Ekziston edhe mundësia e dehidrimit.
Para se të filloni agjërimin, pini shumë ujë dhe lëngje frutash të freskëta për të mbajtur veten hydrated gjatë gjithë ditës.
Meqënëse trupi juaj do të privohet nga ushqimi gjithë ditën, gëlltisja e ushqimeve të rënda për t’u tretur (si pula e skuqur) në stomak bosh nuk do të jetë ide e mirë, ngase mund të sjell dëm në fëmijën tuaj.
Hani dy deri në tri lloje të frutave. Ato janë të pasura me sheqerna dhe minerale natyrale, të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të energjisë. Qumështi dhe uji i kokosit janë burime të shkëlqyera të ushqimit.
Shmangni ecjen në distanca të largëta dhe duke u kënaqur me ndonjë aktivitet tjetër fizik gjatë agjërimit për të mos u lodhur. Mundohuni të qëndroni në ambiente të mbyllura gjatë periudhës së agjërimit.
Nëse përjetoni ndonjë simptomë të çuditshme gjatë periudhës së agjërimit, prisheni menjëherë agjërimin.
Shmangni ushqimet të larta në sheqer dhe pijet që përmbajnë kafeinë (të tilla si çaji e kafja).
Shmangni çdo lloj aktiviteti që shkakton stres dhe përpiquni të qëndroni të qeta.
Megjithatë, shenjat, si: reduktimi i periudhës së urinimit, ndryshimi i ngjyrës në urinë apo rrallimi i goditjeve të foshnjë në bark nuk duhet injoruar asnjëherë./Gazeta Shneta/