Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Greqia kufizon tubimet publike dhe mbyllë shkollat fillore, thuhet në njoftimin e fundit

Lajme 15/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia greke, njoftoi këtë të dielë për masat ndaluese mbi tubimet publike të katër ose më shumë njerëzve përderisa spitalet janë të mbingarkuara me raste të reja të koronavirusit.

Është raportuar nga AFP, se Greqia do të mbyllë shkollat ​​fillore, kopshtet dhe qendrat e kujdesit ditor ndërsa vdekjet e lidhura me virusin kaluan një mijë raste, përcjell Gazeta Shneta.

Demonstrata anti-junte (‘junta’ nga fjala greke përfaqson diktaturën ushtarake greke të vitit 1967-1974) është një përvjetor i çmuar për shumë grekë dhe më shumë se 30,000 njerëz morën pjesë në demostratë në Athinë dhe qytete të tjera të mëdha – vitin e kaluar nën një prani të rëndë policore.

Të paktën 24 njerëz u vranë në shtypjen e diktaturës greke të vitit 1973, një ngjarje që zakonisht konsiderohej se kishte thyer kontrollin e juntës mbi pushtetin dhe ndihmoi në rivendosjen e demokracisë.

Këtë vit, megjithatë, të gjitha tubimet publike të katër ose më shumë njerëzve do të ndalohen nga ora 6 e mëngjesit të së dielës deri në ora 9 të ditës së mërkurë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit thuhet në një deklaratë.

Gjobat prej 5.000 eurosh do t’u lëshohen personave juridikë dhe 3.000 euro për individët që organizojnë tubime, ndërsa ata që marrin pjesë do të gjobiten 300 euro.

Autoritetet të shtunën, raportuan 2.835 raste të reja me koronavirus, duke çuar gjithsej në 72.510 raste totale, dhe 38 vdekje të reja, duke rritur numrin në 1.035. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtari Ugur Sahin, shpreh optimizëm mbi rezultatet e deritanishme të performancës së vaksinës anti-Covid
Artikulli i rradhës Ky vend del të jetë më i rrezikuar me rritje të rasteve Covid, sipas raportit të fundit statistikor

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.