Jeta Hoxha, (emër ilustrues i vendosur nga redaksia), është viktimë e tregut të pakontrolluar për injektim të fillerit dhe botoksit.
Para katër vjetësh, ajo kishte injektuar filler në mollëza dhe buzë. Aplikimin ajo thotë t’ia ketë bërë një grimere. Nga ajo kohë, gjithçka dukej në rregull me fytyrën e saj.
HOXHA: Para katër vite se m’ka pëlqy për me u dok ma bukur.
Gazetarja: Qysh ke ra ne kontakt, qysh e ke analizu për me qit fillerin?
HOXHA: Kom shku me një sallon për estetikë për fytyrë për vetulla, edhe e kom vendos.
Gazetarja: Kur ke vendos me e qit fillerin a e ke analizu kliniken ose cilën klinikë, je shku a e ke ditë nëse personi është mjek ose nuk është mjek ose nëse ka përvojë ose s’ka?
HOXHA: Jo, sa e di unë nuk u kanë mjek.
Gazetarja: Për çka u kanë ai lokali ku me shku ti?
HOXHA: Për vetulla, grim”.
Por, pasojat ajo i barti tre vjet pas.
Në muajin janar të vitit të kaluar, fytyra e Jetës ishte ënjtur, ndërsa kishin filluar t’iu mbylleshin kapakët e syve.
Asaj nuk i ishte injektuar filler, por produkt tjetër siç i është thënë nga mjekët, i ngjashëm me silikonin që nuk pranohet nga organizimi, e i cili, i kishte shkaktuar infeksion në fytyrë.
HOXHA: ..Fillova me u aj në fytyrë, në njërën anë të fytyrës dhe masnej kur jom shku te mjeku më ka thanë që është infeksion prej fillerit d.m.th kom fillu me u aj në krejt fytyrën, sytë mu kanë mbyllë e ish kanë krejt prej fillerit.
Gazetarja: Ku ke shku me lyp ndihmë kur kanë fillu me tu mbyllë kapakët e syrit me tu aj?
HOXHA: Spital në QKUK.
Gazetarja: Çfarë trajtimi ta kanë jep QKUK-ja?
HOXHA: Ma kanë pastru, më kanë mbajt në spital 10 ditë ndoshta, dhe çdo ditë ma kanë pastru ma kanë largu infeksionin, si në spital”.
Infeksioni i marrë në fytyrë, sipas saj, kishte pasur rrezik që t’i kalonte dhe në tru.
Mirëpo, për shkak të trajtimit të shpejtë, më e keqja ishte parandaluar.
HOXHA: U kanë infeksioni shumë i madh, ka mujt me kalu diçka edhe ma e keqe me u bo. Por, më kanë trajtu aq mirë sa ma kanë parandalu, dhe jam trajtu masnej edhe në Maqedoni.
Gazetarja: Çka ka mujt me ndodh ma keq?
HOXHA: Po infeksioni ka mujt në kokë.
Gazetarja: Çka të kanë thanë mjekët, pas save nëse ti se kishe trajtu kish mujt me kalu në kokë?
HOXHA: Po ndoshta jam shku edhe shumë shpejt edhe e kanë ndalu”.
Infeksionin e fituar ajo e largoi në QKUK, por jo edhe produktin e injektuar.
Pas trajtimit për infeksion, produkti kishte lëvizur në fytyrë, duke i dhënë deformime.
Për ta larguar nga fytyra asaj i ishte thënë nga mjekët në QKUK se duhet prerë një pjesë në fytyrë.
Mirëpo, ajo nuk kishte pranuar prerjen, për çka ka vazhduar trajtimin në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për ta larguar me metoda më të avancuara.
Atje, ajo ishte njoftuar se tashmë një pjesë e indeve në fytyrë i janë dëmtuar.
“HOXHA: Më kanë thanë që disa inde i kom të dëmtume në fytyrë po hala jam tu e trajtu.
Gazetarja: Çfarë trajtimi je tu e marrë tash?
HOXHA: Qëto për fytyrë, për pastrim, për buzë për pastrim për krejt.
Gazetarja: Për me nxjerr hala substancat që i ke brenda?
HOXHA: Po”.
Por, Jeta nuk është viktima e vetme e tregut të pa kontrolluar për injektimin e fillerit dhe botoksit.
Dermatolog të ndryshëm në vend pranojnë në vazhdimësi pacientë për trajtim të fytyrës pas aplikimit joadekuat.
“Tastet alarmante janë të rralla por jo të paevitueshme. E kam një rast që më ka ardhë prej aplikimit të botoksit ka pas në të dy pjesët ranie të madhe të kapakëve të syrit, besom që syri ka qenë i mbyllur komplet. E kur është syri i mbyllur komplet, atëherë është aplikimi i botoksit në muskuj që nuk është dashtë, në muskuj joadekuat për aplikimin e botoksit. Do të thotë mënyra dhe aplikimi i botoksit bëhet në vende të veçanta dhe muskuj të veçantë dhe në doza të veçanta. Qoftë doza më e madhe vendi jo adekuat shkakton komplikacione të mëdha”.
Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Rrezikimi i shëndetit nga tregu i pakontrolluar me filler dhe botoks”, në KTV, TVArta dhe “Betimi për Drejtësi”./BetimipërDrejtësi