Kur nëna 45-vjeçare e dy fëmijëve të rritur, Beth Clay, kontrollohej në spital, ajo ishte në agoni, duke besuar se po vuante nga gurët në veshkë.
Beth, nga Kalifornia, u shokua kur iu tha se duhej të futej në sallën e lindjes dhe se ajo do të lindte fëmijën atë ditë.
Kishte shumë vite pasi Beth kishte përjetuar dhimbje të forta, dhe ajo tha se e kishte harruar atë ndjenjë, duke mos dyshuar kurrë se dhimbja që ndjente po ia shkaktonte djali i saj, transmeton Gazeta Shneta
Beth dhe burri i saj Scott i thanë KTLA-së se ata nuk kishin idenë se Beth ishte shtatzënë dhe se ajo kurrë nuk e kishte ndier foshnjën. Beth jetonte një mënyrë jetese aktive gjatë gjithë shtatzënisë dhe kishte humbur edhe disa kilogram kohët e fundit si rezultat i një diete të rreptë.
“Kjo thjesht nuk mund të jetë e vërtetë, është e gjitha e sajuar, kjo nuk mund të ndodhë.”, tha Scott.
Beth tha se mjekët e saj kishin një teori se pse kurrë nuk e ndjeu atë. “Mjeku ndjehet i sigurt se ai ishte prapa çdo gjëje, prapa veshkëve të mia, pas mëlçisë time”, tha ajo.
Çifti tashmë ka dy fëmijë, Maggie, 27 vjeç dhe Will, 20 vjeç, por tha se gëzoheshin me ardhjen e fëmijës Liam në familje./Gazeta Shneta/