Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 53 pacientë me koronavirus, dhe dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar në mjekimin intensiv
Kështu ka thënë në një konferencë për media, doktoresha e Klinikës Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha.
Ajo ka njoftuar se 53 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në këtë klinikë.
“Sa i përket rasteve pozitive në Klinikën Infektive në ditën e sotme janë të hospitalizuar 53 raste, të gjithë janë pozitiv përpos edhe 7 të tjerë që janë në pritje të rezultateve deri në këtë moment. Prej 53 rasteve 11 janë me oksigjenoterapi, që do të thotë janë në gjendje më të rënduar dhe dy të tjerë janë në mjekim intensiv të intubuar. Të intubuar e dini që janë një grua shtatzënë dhe një person tjetër nga Prizreni”, ka thënë ajo.