Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A guxoni të fluturoni me aeroplan? Ju tregon Dr Drita Kabashi

Këshilla për shtatzëna 27/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të qenit shtatzënë, përveç që ju ç’rregullon funksionalitetin e organeve të brendshme, ju bën probleme edhe me gjërat e tjera në jetë.

Një nga to është edhe fluturimi me aeroplan, atje ku duhet të keni kujdes. Dr Drita Kabashi sqaron për ju nëse guxoni të fluturoni me aeroplan gjatë shtatzënisë.

“Po, në tremujorin e parë dhe të dytë mundeni pa kurrfarë problemi me fluturu edhe pse në shtet e perëndimit zakonisht preferohet që më parë të kërkohet mendimi i mjekut tuaj po që se ju keni:

  • Gjakderdhje
  • Diabet në shtatzëni
  • Tension të lartë
  • Lindje të parakohshme në shtatzëni të mëhershme

Tek të shumë shtatzëna tremujori i dytë (nga java e 14-të deri 27) është më i preferueshmi. Sepse në atë kohën e mundimeve dhe të vjellave i kanë tejkaluar në 3-mujorin e parë.

Është koha kur femrat janë më energjike, mundësia e fundit kur ato e shijojnë udhëtimin pa një bagazh të stërngarkuar, karrocën, pelena etj.
Është me rëndësi të ceket se disa kompani nuk i lejojnë shtatzënat nga java e 27-të, kurse kompania Lufthansa p.sh. lejon deri në javën e 36-të.

Mos harroni të informoni kompaninë tuaj se jeni shtatzënë për arsye se po që se keni nevojë për ndihmë të shpejtë, kjo në aspektin ligjor do të ju ndihmojë shumë.

Edhe diçka mos harroni: Fluturimi ngrit rrezikun nga një trombozë e mundshme dhe po ashtu edhe zgjerimin e venave.

Skenimi nëpër detektorët e aeroportit – Detektorët e metaltë nëpër aeroporte janë të padëmshëm për bebën tuaj, sepse lirojnë frekuencë shumë të ulët të fushës magnetike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEra e keqe e gojës është shenjë e disa sëmundjeve
Artikulli i rradhës Implantet kardiake mund të jenë më të sigurta në MRI se që është menduar

Ju sugjerojmë

Tiroiditi i Hashimotos, efektet e tiroides gjatë shtatzënisë

21/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Studimi i ri zbulon se placenta mban përgjigje për shumë humbje të pashpjegueshme të shtatzënisë

20/09/2023 Këshilla për shtatzëna

5 mënyra se si të përmirësoni sistemin tretës së fëmijës suaj

20/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Studim: Abuzimi me substanca në shtatzëni dyfishon rrezikun për ngjarje kardiovaskulare

19/09/2023 Këshilla për shtatzëna

6 karakteristika të zhvillimit të fetusit që nuk i keni ditur më parë

17/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Efektet anësore të duhanit gjatë shtatzënisë

17/09/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.