Implantet kardiake mund të jenë më të sigurta në MRI se që është menduar

2017-02-27 në ora 21:02

Një studim i publikuar më 23 Shkurt në New England Journal of Medicine tregon se paisjet kardiake të implantuara mund të jenë më të sigurta se që është menduar më parë gjatë ekzaminimit me MRI.

Në më shumë se 1,000 pacientë, që kanë bërë ekzaminime që nuk e përfshijnë toraksin, hulumtimet treguan se nuk është gjetur asnjë dëmtim i paisjes ose elektrodës, edhe te ato paisjet të cilat nuk kanë qenë të certifikuara për përdorim në MRI, shkruan Auntminiee , transmeton Gazeta Shneta. 

Prezenca e paisjeve të implantueshme siç janë pacemaker-i ose defibrilatori intrakardiak (ICD) gjatë ekzaminimit me MRI ka qenë një kohë të gjatë brengë për shkak të fushës së fortë magnetike që ka MRI. FDA (U.S. Food and Drug Administration) ka zhvilluar një rregull të veqantë të quajtur MRI Conditional, për implantet që kanë qenë të adaptuara për përdorim në MRI.

Por së paku 2 milion njerëz në Sh.B.A. dhe 6 milion të tjerë në tërë botën kanë të implantuara paisje që nuk janë të aprovuara për MRI, dhe së paku gjysma e këtyre pacientëve pritet të kenë nevojë për ekzaminim me MRI gjatë jetës së tyre, thuhet në një studim të udhëhequr nga Dr. Robert Russo. Pyetja është, a do të jenë këta pacientë të sigurtë gjatë ekzaminimit me MRI?

Për hulumitim, ekipi i udhëhequr nga Dr. Robert lansoni MagnaSafe Registry, një studim i dizajnuar për t’i përcjellë pacientët që do të bëjnë ekzaminim me 1.5-tesla MRI pavarësisht që paisjet e implantuara nuk janë të aprovuara për përdorim në MRI. Sipas kërkesës së FDA-së, studimi i përjashtoi pacientët që kryen skenime të toraksit për shkak të shkallës më të lartë të rrezikshmërisë gjatë këtyre skenimeve.

Pacientët që ishin asimptomatik dhe kishin një frekuencë të tyre të zemrës së paku 40 bpm, paisja u programua në mënyrë që të mos e rriste atë frekuencë, “no-pacing mode”. Nëse pacienti ishte asimptomatik dhe kishte një frekuencë më të vogël se 40 bpm, ai ose ajo u konsideru si pacient me nevojë për pacing dhe paisja u programua që ta rrisë frekuencën në mënyrë asinkrone. Për pacientë me ICD që nuk ishin të varuar nga pacing-u i paisjes, të gjitha terapitë për bradikardi dhe takikardi janë deaktivizuar para se të fillojë skenimi. Pacientët që ishin të varur nga pacing-u dhe kishin ICD janë përjashtuar nga ky studim.

Nga viti 2009 deri në 2014, hulumtuesit studjuan 1,000 raste me pacemaker (818 pacientë) dhe 500 raste me ICD (428 pacientë). Të dhënat e kontrollave të 1395 rasteve janë marrë pas 6 muajve.

Hulumtuesit zbuluan se 75% të ekzaminimeve kishin të bëjnë me tru ose shpinë, ku pacientët qëndruan brenda fushës magnetike mesatarisht 44 minuta. 4 pacientë treguan pa-rehati në anën ku gjindej paisje, ndërsa një pacient me ICD është nxjerë nga tuneli i MRI-së pasi që raportoi se ndjente nxehtësi në anën ku gjendej paisja e implantuar.

Dr. Russo me kolegët nuk gjetën asnjë rast që ka përfunduar me vdekje gjatë ekzaminimit me MRI, asnjë dëmtim të paisjes ose elektrodë që do të kërkonte ndërrim të saj, asnjë arritmi ventrikulare. U gjetën pesë raste me arritmi atriale dhe gjashtë raste ku paisja e tyre u restartua.

Disa ekspert kanë sygjeruar që paisja e implantuar të largohet nga pacienti që ka nevojë për MRI me ndërhyrje kirurgjike, dhe të rivendoset pasi të kryhet ekzaminimi. Mirëpo, kjo mund të paraqet rrezik më të madhë, për shkak të infektimeve potenciale gjatë ndërhyrjes.

“Asnjë pacient që është përcjellë në mënyrë të duhur dhe paisja e të cilit është riprogramuar në bazë të protokolit nuk ka pasë dëmtim të paisjes apo elektrodës”, shkroi grupi i hulumtimit. /Gazeta Shneta/