Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A guxoni të hani akullore gjatë shtatzënisë, ja çka rekomandojnë ekspertët

Këshilla për shtatzëna 13/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Akulloret janë gjithësej të sigurta gjatë shtatzënisë.

Nëse konsumoni vetëm një akullore nuk i shkaktoni asnjë dëm bebit që po zhvillohet brenda barkut tuaj. Madje akullorja përmban një sasi të lartë kalciumi që ndihmon në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve të bebit.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes pasi një akullore përmban mesatarisht 16 gramë sheqer të shtuar dhe rreth 110 kalori, kështu që konsumimi i tepruar saj mund të ndikojë në shtimin në peshë, një faktor që rrit rrezikun për pasur një lindje me operacion. Sasia e sheqerit që akullorja përmban mund të bëjë që edhe fetusi të shtojë shumë në peshë dhe kështu proçesi i lindjes mund të bëhet edhe më i vështirë.

Rreziku nga ndotja e akullores me baktere.

Mesa duket edhe bakteret “mendojnë” se akullorja është freskuese, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshme nëse konsumoni akullore në shtatzani.

Bakteret që ndodhen në makinerinë që prodhon dhe shërben akulloren, mund ta ndotin shumë shpejt këtë ëmbëlsirë të preferuar për një pjesë të madhe të grave shtatzëna.

Nëse ju e konsumoni akulloren ku janë përqëndruar edhe këto baktere, mund të shkaktohen efekte negative në lëngun tuaj amniotik ose të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e fetusit. Kjo gjë mund të shkaktojë komplikacione që mund të shkojnë deri në ndërprerjen e shtatzanisë.

Ndaj duhet të konsumoni vetëm akullore nga marka të garantuara të cilat tregtohen nëpër dyqane të cilët kanë higjienë shumë të mirë. Asnjëherë mos blini akullore që kanë qëndruar në vend të hapur dhe me diell pasi rreziku i ndotjes nga bakteret është më i madh./pernenat.al/

Artikulli paraprakAspirinat gjatë shtatzënisë, kur duhet t’i shmangni ata
Artikulli i rradhës Zaimina Vasjari një nënë tejët e përkushtuar, ja çfarë ka bërë për vajzën e saj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.