Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar qytetarët në një konferencë për media se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Thaçi ka njoftuar poashtu se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit, pasi nuk do të shkojë në Gjykatë si president i vendit.
Në konferencën për media ai ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi, ndërsa ka kërkuar unitet nga partitë politike në vend.
Thaçi ka thënë se kjo nuk është një lamtumirë e tij, por një mirëupafshim.
Gjatë ditës së sotme poashtu sot i është konfirmuar aktakuza edhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Thaçi dhe Veseli do të udhëtojnë për në Hagë ku do të përballen me drejtësinë. /Gazeta Shneta/