Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Gjysma e projektit të Pediatrisë në Mitrovicë është donacion, Qeveria vazhdon të mburret me dështimet

Lajme 02/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se gjysma projektit të Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës është siguruar me donacion.

Sipas Haxhiut, projekti ka nisur së ndërtuari në vitin 2019, dhe gjysma e projektit është siguruar nga shoqata “Nëna Terezë” dhe “Jetimat e Ballkanit”.

“Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata ‘Nëna Terezë’, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, me udhëheqës Halil Kastrati”, ka shkruar Haxhiu.

Madje sipas Haxhiut, shkak i “degradimit të shëndetësisë” nga Qeveria Kurti, po dështon konkursi për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës.

“Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë, saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar tutje Haxhiu.

 

Artikulli paraprakNjerëzit e verbër mund të dëgjojnë dhe ndiejnë eklipsin e plotë diellor të prillit me teknologjinë e re
Artikulli i rradhës ShSKUK shpreh ngushëllime pas ndarjes nga jeta e Dr. Dallëndyshe Kumnova

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.