Gjatë shtatzënisë suaj ju mund të përjetoni ndryshime në trupin tuaj. Shumë prej tyre janë të zakonshme dhe të pranishme gjatë shtatzënisë, mirëpo disa prej tyre mund të jenë sinjalizues të ndonjë komplikimi.
Hepatiti B është një infeksion viral që shkakton inflamcaion të mëlçisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Simptoma e tij janë të ngjashme me gripin si ethe e lehtë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe lodhje; humbje e oreksit, nauze, të vjella dhe diarre; urinë me ngjyrë të errët; dhimbje stomaku.
Shpesh Hepatiti B mund të jetë pa simptoma, andaj ai mund të transmetohet tek fetusi dhe të lë pasoja të rënda.
Mes tjerash, Hepatiti B mund të rris rrezikun e lindjes së parakohshme.
Është e rëndësishme që brenda 12 orëve pas lindjes, foshnja juaj të marrë vaksinën e quajtur HBIG, së bashku me vaksinën e parë të hepatitis B. /Gazeta Shneta/


