Hernia është një dobësi ose hapësirë në murin muskulor të barkut, që lejon organet ose indet të dalin jashtë vendit të tyre. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhimbje, shqetësim dhe një fryrje të dukshme në bark. Gjatë shtatzënisë, mund të shfaqen tre lloje kryesore herniesh: hiatale, inguinale dhe umbilikale.
Sipas burimit Very Well Health, hernia hiatale ndodh kur presioni i fetusit në rritje shtyn organet abdominale lart. Prek rreth 15–20% të grave shtatzëna, kryesisht gjatë tremujorit të dytë.
Hernia inguinale shfaqet kur mitra ushtron presion mbi muskujt e ijëve, duke i dobësuar. Kjo gjendje është e rrallë, me vetëm 0.1% të rasteve gjatë shtatzënisë. Mbipesha mund të rrisë rrezikun.
Hernia umbilikale (në kërthizë) ndodh kur një zonë e dobët në bark lejon kalimin e yndyrës ose zorrëve. Shfaqet kryesisht në tremujorin e dytë ose të tretë dhe prek rreth 0.08% të grave shtatzëna.
Faktorët e rrezikut përfshijnë herniet e mëparshme, muskujt e dobët të barkut dhe mbipeshën.
Simptomat e hernieve gjatë shtatzënisë përfshijnë ndjesi presioni, fryrje, dhimbje të lehtë që përkeqësohet kur përkuleni, kolliteni ose teshtini.
Megjithatë, disa gra mund të mos kenë simptoma fare.
Aktivitete si ngritja e peshave të rënda, tensioni gjatë jashtëqitjes dhe kollitja kronike mund të nxisin formimin e hernies.
Edhe pse kërkojnë vlerësim mjekësor, herniet gjatë shtatzënisë rrallë shkaktojnë komplikime serioze dhe shumica e grave lindin pa probleme. /Gazeta Shneta/


