Është hequr lista e pritjes për pacientë për incizimin e mushkërive me CT në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri Uran Ismaili me anë të një postimi në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e larta financiare”, ka shkruar Ismaili. /Gazeta Shneta/