Kjo vajzë e vogël u diagnostikua me kancer të gjirit si fëmijë. Dy vjet më vonë, familja e saj është ende duke e mbështetur – emocionalisht dhe financiarisht.
Kur Chrissy Turner ishte vetëm tetë vjeçe, shkruan Parents ajo gjeti një gungë të dhimbshme nën thithin e saj. Fillimisht, mjekët nuk ishin të shqetësuar për vendin – por pas kryerjes së disa testimeve, ata zbuluan një diagnozë tronditëse për familjen e vajzës: Chrissy kishte një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të gjirit.
Vetëm rreth 15 njerëz në Sh.B.A kanë këtë formë të sëmundjes, dhe Chrissy ishte pacienti më i ri që mjekët e saj kishin pare përcjell Gazeta Shneta.
“Ata planifikuan një operacion të përbashkët dhe bënë një mastektomi të tërë në anën e saj të djathtë dhe morën tre nyje limfatike nën sqetull e saj për të parë nëse kishte udhëtuar kanceri tutje në vende tjera tha nëna e saj.
Chrissy, ishtë vet motivimi ynë, ajo u trimërua dhe gjithmonë ishte drejt inkurajimit tonë për të vazhduar së bashku rrugëtimin tonë.
Por për fat të keq, beteja e Chrissy nuk është përvoja e vetme që familja Turner ka pasur me kancerin: Annette – nëna është një e mbijetuar nga kanceri i qafës së mitrës, dhe babai i Chrissy, Troy, luftoi me limfomën jo-Hodgkin.
“Nuk ka asnjë plan trajtimi për këtë lloj kanceri, veçanërisht për një dhjetë vite tutje,” tha Annette.
“Edhe burri im – ai është nën vëzhgim të ngushtë që nga viti 2011, dhe nuk do të përfundojë së shpejti. Është thjesht e pasigurt. Kjo është vështirësia për të gjithë. Asnjë familje nuk duhet të përballojë kurrë me këtë.”/Gazeta Shneta/