Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 14 shkurt 2019

Horoskopi 13/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Ky 14 shkurt për të lindurit e kësaj shenje nuk do të jetë shumë pozitiv. Parashikohet një ditë e karakterizuar me nervozizëm dhe dhimbje koke. Ka disa gjëra të cilat do të ndodhin dhe do ju vendosin nën presion.

Demi-Do të keni dëshirë për të ndryshuar ambient. Kjo nuk vlen vetëm për sferën profesionale, por për çdo drejtim të jetës. Nëse doni të bëni më shumë, vini në jetë projekte të reja me njeriun e zemrës.

Binjakët-Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë mjaft pozitive. Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm lidhur me humorin. Më në fund do të nisni të shihni zgjidhje dhe jo vetëm probleme!

Gaforrja-Ky Shën Valentin për të lindurit e kësaj shenje do të ketë në qendër dashurinë. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë pozitiv pa dyshim. Kjo pasi sa i takon ndjenjave, mund të ketë dyshime dhe pavendosmëri.

Luani-Gjatë kësaj dite duhet të lini mënjanë krenarinë dhe egocentrizmin, duke iu dhënë më shumë hapësirë të tjerëve. Jo gjithmonë kush nuk është dakord me ju gabon, pasi këshillat mund t’iu vijnë shumë në ndihmë.

Virgjëresha-Për të lindurit e kësaj shenje kjo e enjte parashikohet mjaft pozitive. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit dhe Venusit lidhur me jetën sentimentale, ku më në fund emocionet do të jenë të lira. Raportet me të tjerët gjatë kësaj dite do të jenë shumë mirë. Megjithatë do të ndiheni të lodhur, për shkak të shumë gjërave që keni për të bërë.

Peshorja-Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të sqaroni mendimet, duke shmangur kësisoj debatet. Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive. Do të jeni të mbushur me dyshime dhe pavendosmëri lidhur me fushën e ndjenjave. Sa i takon punës, mund të ketë ndryshime.

Akrepi-Dita nuk do të jetë aspak ashtu siç e prisnit, madje do të jeni në kërkim të dikujt që t’iu japë ndihmë. Gjithashtu në vendin e punës mund të përballeni me disa probleme.

Shigjetari-Kjo ditë do të jetë e mbushur me negativitet, ku vetëm në mbrëmje do të ketë përmirësim. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike, ku duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të vendosni se çfarë dëshironi. Nëse jeni të përfshirë në dy histori dashurie, do të keni veç probleme të cilat vështirë se do të zgjidhen.

Bricjapi-Kjo ditë do të jetë mjaft delikate. Mbani parasysh se nuk jeni të detyruar që domosdoshmërisht të festoni për Shën Valentin, por kjo nuk do të thotë që të keni reagime dramatike.

Ujori-Parashikohet një e enjte mjaft e komplikuar, por kjo nuk do të thotë që do të jetë negative, shkruan noa. Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të problemeve me të cilat jeni përballur kohëve të fundit. Por do të ndjeni dëshirën për ndryshim dhe për të përjetuar diçka të re.

Peshqit-Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të gjejnë zgjidhje lidhur me dashurinë. Ky 14 shkurt parashikohet si dita e një mijë mundësive, e energjisë dhe e zhdukjes së çdo problemi. /Syri/

Artikulli paraprakNaim Abazi vjen me deklaratën epike për Shën Valentin
Artikulli i rradhës Prindër, mbajeni larg sheqerin nga fëmijët deri në moshën 2-vjeçare

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.