Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 20 shkurt 2019

Horoskopi 19/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 20 shkurt 2019.

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi-Më shumë se fantazinë gjatë kësaj dite duhet të ushqeni logjikën tuaj. Reflektoni më mirë ndaj asaj që ju rrethon, si dhe analizoni kërcënimet e mundshme, sidomos në sferën profesionale. Në dashuri do të dominoheni nga romanticizmi, i cili do të udhëheqë ndjenjat tuaja.

Demi-Mjaft ëndërruat me sy hapur! Kjo e mërkurë ju dhuron më shumë zgjuarsi, duke lënë mënjanë idetë që ju kanë dyjëzuar. Jo gjithmonë ajo që dëshironi do mund të realizohet. Kjo nuk është dita e duhur sa i takon ndjenjave.

Binjakët-Nëse jeni në pritje të një përgjigje në dashuri, mos e hidhni hapin më shumë nga sa mundeni. Një nxitim i juaji mund të shkatërrojë gjithçka. Nëse përgjigja që prisnit nuk do të vijë, do të thotë se kështu duhet të shkonte. Në sferën profesionale do të përballeni me një surprizë, ndaj mundohuni të jeni të përqendruar, në mënyrë që të mos e humbni.

Gaforrja-Sa i takon raportit në çift parashikohen momente tensioni dhe kundërshtie. Mos e ushqeni zjarrin, por ruani qetësinë, për në një moment tjetër. Në punë, do ju duhet të bëni një hap mbrapsht për shkak të një keqkuptimi.

Luani-Fundjava është ende larg dhe ju do të ndjeni nevojën për të pushuar. Fatkeqësisht duhet të mblidhni energjitë, për të përballuar ditën e cila do të jetë e mbushur me ngarkesa në punë. Në dashuri, do të dalë në pah shpirti juaj rebel. Bëni mirë të shuani çdo dyshim, në mënyrë që të mos lëndoni njeriun e zemrës.

Virgjëresha-Venusi vijon të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me aktivitet krijues, sidomos sa i takon sferës profesionale. Duhet të tregoni sa vleni realisht, duke nxjerrë në pah idetë tuaja. Në raportin në çift nuk parashikohen zhvillime të reja, ndërsa ata që janë vetëm mund të kenë njohje interesante.

Peshorja-Hëna po ju buzëqesh sidomos nëse jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak. Kjo e mërkurë për ata që janë vetëm do të jetë e mbushur me mundësi të shumta sa u takon ndjenjave. Në punë do të përballeni me vështirësi, ndaj bëni mirë të ngadalësoni ritmin, në mënyrë që të siguroheni.

Akrepi-Do të ndiheni tejet të demoralizuar gjatë kësaj dite, ku gjithçka që ju dukej pozitive deri më sot do të venitet. Mundohuni që ta shihni gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh, pasi në të kundërt lëndoni veten. Në sferën profesionale, parashikohet ngritje në detyrë dhe shpërblim për përkushtimin.

Shigjetari-Gjatë kësaj të mërkure doni të jeni tejet të saktë! Keni vendosur që të angazhoheni më shumë në raportet ndërpersonale, sidomos me personat që kanë vërtetë rëndësi për ju. Nuk është kurrë vonë që të shprehni hapur ndjenjat! Në punë duhet të përkushtoheni më shumë.

Bricjapi-Do të jeni të ndikuar nga të tjerët, aq sa nuk do të jeni më në gjendje të arsyetoni me mendjen tuaj. Bëni mirë që ti filtroni këshillat që do ju jepen. Në dashuri do të ndiheni të brishtë dhe nuk do keni kurajo të përballeni me problemet.

Ujori-Gjatë kësaj dite do të ndiheni të luhatur emocionalisht. Do të jeni në konflikt me emocionet tuaja, ndaj bëni mirë të punoni shtruar si në punë edhe në dashuri. Një ndryshim në familje, mund të ndikojë shumë tek ju, shkruan NOA. Bëni mirë që të shmangni kontaktet me shumë persona, në mënyrë që të shmangni shqetësimet.

Peshqit-Jeni shumë të përqendruar, ndaj bëni mirë që të rigjeni ekuilibrin. Për ata që janë vetëm, këshillohet që të ndjekin instinktin. Në punë, do të përfshiheni në një situatë të cilën do e keni të vështirë që ta menaxhoni vetëm. Ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni ndihmë. /Syri/

Artikulli paraprakEdhe Alba Hoxha shtatzënë? Linda Rei e nxjerr të vërtetën në shesh
Artikulli i rradhës Dëshironi të rrisni fëmijë intelegjentë? Ja si duhet vepruar

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.