Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 3 mars 2019

Horoskopi 03/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doni të dini se çfarë parashikojnë yjet për ju për ditën e sotme? A do keni fat në dashuri? Po marrëdhëniet me paratë si do ti keni?

Për ti marrë përgjigjet e pyetjeve që keni në mendjen lexoni horoskopin e mëposhtëm:

Dashi
Gjatë kësaj të diele, për të lindurit e kësaj shenje dashuria do të ketë një rol themelor. Ndjenjat do të jenë protagonistet e ditës dhe do të favorizohen nga ndikimi i Venusit. Mund të ketë disa ndryshime edhe në lidhjet e nisura prej kohësh. Nëse ka diçka për të rregulluar apo një lidhje për tu përforcuar, jo të gjithë do ia dalin.

Demi
Kjo duhet të jetë një ditë kushtuar relaksit dhe qetësisë. Mund të ndjeni një debulesë fizike apo një lodhje ekstreme. Kështu që bëni mirë që të shtyni gjithçka që shkakton stres dhe që nuk e përkeqëson ditën.

Binjakët
Nëse keni pasur probleme në raportet në çift, kjo është dita e duhur për tu afruar. Nëse nuk keni detyrime në punë të cilat nuk presin, këtë ditë dedikojani totalisht ndjenjave. Situata paraqitet mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, ku parashikohen takime të reja interesante.

Gaforrja
Gjatë kësaj dite përkushtojuni diçkaje që ju bën të ndiheni të qetë dhe relaksuar, larg çdo problemi. Kjo nuk është një periudhë aspak e lehtë dhe Saturni do të jetë kundër. Si në punë dhe dashuri, paraqiten një sërë problemesh ndaj të cilave duhet qëndruar larg.

Luani
Duhet të mundoheni të relaksoheni, por mbi të gjitha të qetësoheni. Gjatë kësaj të diele do të jeni të tensionuar, nervoz dhe të acaruar. Mundohuni që ta luftoni këtë situatë, duke bërë diçka të kënaqshme. Mundohuni që të shmangni sherret dhe diskutimet.

Virgjëresha
Parashikohet një rikuperim i madh gjatë kësaj dite. Java ka qenë mjaft negative, e shoqëruar me probleme dhe diskutime. Ndoshta, keni humbur durimin nga debati me një person. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të relaksoheni.

Peshorja
Kjo do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon emocioneve dhe ndjenjave. Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në raport me muajin e kaluar. Megjithatë për të ecur përpara bëni mirë që të mos mbeteni peng të së kaluar. Në punë mund të hasni në ndonjë problem. Konkurrenca shumë e fortë nuk është e shëndetshme dhe kjo gjë do ju shkaktojë stres.

Akrepi
Parashikohet një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Bëni mirë që të shmangni diskutimet apo problemet, për shkak se do të nervozoheni dhe stresoheni. Bëni shumë kujdes lidhur me mënyrën se si ndërveproni me të tjerët, pasi mund të ketë probleme dhe keqkuptime për shkak të ironisë tuaj të tepërt. Probleme parashikohen edhe në raportin në çift.

Shigjetari
Ky është një moment rivlerësimi. Mund të shtini në dorë projekte të cilat i kishit lënë pas dore dhe që mund t’iu hapin horizonte të reja, shkruan noa.al. Kjo e diel është mjaft pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës.

Bricjapi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe shqetësim, gjë që mund të ketë të bëjë me financat, por edhe me tensione të mundshme në familje. Megjithatë bëni mirë të rishikoni shpenzimet, pasi situata nuk paraqitet aspak e favorshme.

Ujori
Përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Mund të ketë të reja interesante dhe ndryshime. Po ashtu, parashikohet që të nisë diçka e re. Gjatë kësaj periudhe, janë mjaft të favorshme zgjidhjet e problemeve.

Peshqit
Kjo e dielë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Përmirësim do të ketë edhe sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, ku mund t’iu përkushtoheni siç dëshironi. Mundohuni të punoni më pak dhe të qëndroni më shumë me familjen.

Artikulli paraprakKaltrina tregon se kush vendosi për emrat e dy vajzave të saj
Artikulli i rradhës Sinan Hoxha po bëhet sërish baba? Ja e vërteta

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.