Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi ditor, e enjte 3 maj 2018

Horoskopi 03/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi

Sot pritet të jetë një ditë e mirë me Marsin që ju ripërtërit energjitë dhe me Hënën që do t’ia intensifikojë raportet ndërpersonale. Duhet të konsolidoni pozitat para se të jetë vonë. Mirë shëndeti.

Demi

Me Afërditën në mbështetjen tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, por edhe për të realizuar një synim tuajin. Një mik mund t’ju sjellë zhgënjim e kjo ju brengos.

Binjakët

Ju këshillohet të mundoheni të ruani qetësinë, pasi Marsi i ndodhur në një orbitë të papërshtatshme është stressues për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.

Gaforrja

Mos u shqetësoni nga konkurrenca, qoftë edhe e pandershme sepse ju keni talentin dhe aftësitë që nuk i kanë të tjerët, kështu që në fushën ku operoni, nuk mund t’ju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

Luani

Sot parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë mosmarrëveshje apo kundërkohë që ju vonon paksa. Më të matur në hapat që hidhni.

Virgjëresha

Sot është Urani ai që mund ta bëjë më komplekse situatën yjore, prandaj pritet të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

Peshorja

Sot do të filloni të perceptoni se situata nuk ëshë edhe aq e keqe dhe gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Më tolerantë ndaj kolegëve . Mirë shëndeti.

Akrepi

Edhe pse pozicioni aktual i juaji është nga më të mirët, ndihma e një miku do të jetë shumë e çmuar. Por kjo s’do të thotë se duhet të vazhdoni të jeni aq dorëlëshuar. Mirë dashuria.

Shigjetari

Vërtet që indiferenca nganjëhere duhet por ka rrethana negative të cilat nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë të mos ziheni në befasi. Saturni ju bën kërkues e këmbëngulës.

Bricjapi

Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj e kjo do të bëjë të jeni të vrullshëm e ndonjëherë edhe të nxituar prandaj tregoni më shumë kujdes. Mos u jepni shumë rëndësi vogëlsirave.

Ujori

Duket se sot mund të jetë dita e duhur të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi keni yjet e mirë në mbështetje. Jeni të palodhur në punë po duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit.

Peshqit

Mos u ankoni se s’keni kohë nëse tregoheni të plogët e gati indiferentë ndërkohë që të tjerët ecin përpara. Mirë shëndeti, por Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës negative. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të veshin gratë shtatzëna geta
Artikulli i rradhës Si ta mbani fëmijën zgjuar teksa e ushqeni me gji

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.