Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 14 tetor 2017

Horoskopi 14/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Falë mbështetjes që do iu japë Urani, marrëdhënia juaj në çift do jetë më e bukur se disa ditë më parë. Nuk do kërkoni më të dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni më të kuptueshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.

Demi-Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë t’i mendojnë personat që do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen më vonë. Në planin financiar nuk duhet të kryeni transaksione të mëdha.

Binjakët-Do i kushtoni më shumë rëndësi sot lidhjes që keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shumë dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqarët do i marrin gjërat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person në krah. Financat do jenë të mira.

Gaforrja-Marrëdhënia në çift për ju do jetë e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin/en për disa vendime që duhet të merrni dhe asnjeri nuk do tolerojë. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë të fshehtë. Ne planin financiar menaxhojini me kujdes të ardhurat.

Luani-Do keni shumë dyshime mbi partnerin/en tuaj sot dhe do debatoni gjatë gjithë kohës me të. Do bënit mirë të tregoheshit të kujdesshëm sepse një fjalë më tepër dhe çdo gjë do marrë fund. Beqarët do përfitojnë pafund nga liria që kanë dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve në planin financiar do jetë kontradiktore.

Virgjëresha-Mos e idealizoni më shumë sesa duhet atë që keni në krah sepse mund t’i hipë vetja në qejf dhe mund të shohë dikë tjetër. Edhe komplimentet duhen bërë me mençuri. Beqarët do bien më në fund në dashuri me personin që iu përshtatet. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme.

Peshorja-Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa menduar për të nesërmen. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë aspak të flirtojnë me persona që nuk i njohin dhe do mbeten sërish vetëm. Në planin financiar duhet të merrni të gjitha masat që situata të mos bëhet problematike.

Akrepi-Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin/en sot dhe do mendoni për një të ardhme të largët me të. Tashmë do jeni të sigurt se ai është personi i duhur për të kaluar jetën. Beqarët do tërheqin shumë persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit.

Shigjetari-Marsi do ua shtojë edhe më tepër dëshirat seksuale gjatë kësaj ditë dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re në krahët e partnerit/es. Ai do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët do kenë takime mjaft interesante, por do jenë të pavendosur. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi.

Bricjapi-Nëse tregoheni shumë të drejtpërdrejtë sot me partnerin/en tuaj, mund edhe të mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin që kanë ëndërruar. Plutoni do jetë i pafavorshëm për sektorin e financave.

Ujori-Për sa iu përket çështjeve të zemrës, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Do komunikoni gjatë gjithë kohës me partnerin/en tuaj të dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur në debate të zjarrta. Beqarët do lëvizin çdo gur për ta gjetur personin e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit-Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Debatet me partnerin/en do jenë të zjarrta në orët e para të ditës dhe kjo do iu mërzitë jashtë mase. Beqarët do tregohen më të hapur për takime dhe do kenë një ditë plot të reja. Në planin financiar nuk priten vështirësi të mëdha.

Artikulli paraprakA duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.