Hoxhë Shefqet Krasniqi ka këshilluar femrat shqiptare që parimishit të vizitojnë vetëm gjinekologet femra.
Në një emision pyetje-përgjigje, Hoxhë Shefqeti i përgjigjet pyetjes se një mërgimtareje e cila dëshironte të dinte nëse feja ia lejon të kontrollohet te një gjinekolog mashkull, shkruan Gazeta Shneta.
“Parimisht ne duhet të kërkojmë doktoreshën femra, veçanërisht te gjinekologu pasi është në pjesë të ndjeshme të trupit”, shprehet hoxha.
“Por nëse nuk gjen, duhet me shku edhe te burri. Më rëndë s’ka”, shton tutje Dr Krasniqi. /Gazeta Shneta/