Të 30-at e Amanda Eltaher e gjetën atë në një formë tejet ndryshe trupore seç kishte mundur ta imagjinonte.
E lindur në një familje italine, vajza nga Neë York-u kashpejguar se tavolina e ushqimit ishte e mbushur me ushqime të shijshme thuajse për çdo vakt. Kjo e kishte bërë që të shtone peshë dhe të arrinte deri në 110 kilogram, transmeton GazetaShneta.
Kjo peshë e kishte vënë atë gjithmonë në shënjestrën e ngacmimeve nga familjarët. E vënë gjithmonë nën presionin që duhej të hiqte peshën e shtuar, ajo vendosë që njëmend të bëjë një gjë të tillë, rapoton “Daily Mail”.
Ajo I nënshtrohet operacionit nga i cili arrin të heqë 80% të dhjamit; operacioni po ashtu limiton edhe masën e ushqimit që ajo mund të konsumojë deri në pak më shumë se 1 litër.
29-vjeçarja tash peshon rreth 57kg por thotë se ende nuk ndihet rehat me pamjen e saj për shkak të mbetjeve dhjamore që i kanë ngelur nga pesha e mëparshme.
“Nuk kam dashur asnjëherë që të njihem si “vajza e trashë”. Doja të jetoja shëndetshëm, të kem një familje. Doja vetëm të isha e lumtur dhe të mësoja ta doja veten time”, ka thënë Amanda.
Ajo shpjegon se si ka provuar thujase çdo formë dobësimi duke filluar nga regjimet dietale dhe të stërvitjeve fizike e deri tek regjistrimi në programe profesionale per rënie në peshë.
Por lajmi se mund të sëmurej me diabet e kishe vetëdijësuar atë që përfundimisht të dobësohej. Edhe pse tani ka hequr dhjamin e tepërt, ajo thotë se ende ndjenë dhembje nga masa e lëkurës që i ka mbetur.
Tani ajo po bën plan që të bëjë edhe një operacion tjetër që të largojë lëkurën e tepërt dhe shpreson që të arrijë pamjen që gjithmonë ka ëndërruar, por më tepër thotë se don të krijojë një mentalitet të ri që do ia mundësojë ta dojë vetën në çfarëdo formë që mund të duket. /GazetaShneta/