Njerëzit me humbjen e dëgjimit mund të përfitojnë nga aparatet e dëgjimit, implantet kokleare dhe pajisje të tjera ndihmëse, si: ilustrimi, gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes sociale
Pjesa më e madhe e shkaqeve të humbjes së dëgjimit te fëmijët, mund të parandalohen. Dita Botërore e Dëgjimit organizohet çdo vit në 3 mars në shumë vende të botës dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shëndetit të dëgjimit. Çdo vit trajtohet një çështje e caktuar, transmeton Gazeta Shneta.
Shkaqet
Shkaqet e humbjes së dëgjimit mund të ndahen në shkaqe të lindura dhe të fituara. Shkaqet e lindura çojnë në humbje të dëgjimit që në lindje. Ato mund të jenë gjenetike ose si pasojë e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisë dhe lindjes, të tilla si: infeksionet gjatë shtatzënisë si rubeola dhe sifilizi. Lindja me peshë të vogël. Asfiksia në lindje, e shumë shkaqe të tjera.
Parandalimi
Rreth 50 % e rasteve me humbje të dëgjimit mund të parandalohen nëpërmjet:
-Vaksinimit të fëmijëve ndaj sëmundjeve të fëmijërisë, si: fruthi, rubeola, meningjiti dhe shytat;
-Vaksinimit të vajzave adoleshente dhe në moshën riprodhuese ndaj rubeolës, përpara shtatzënisë;
– Testeve depistuese për sifilizin dhe sëmundje të tjera infektive gjatë shtatzënisë;
– Përmirësimit të kujdesit ante dhe perinatal, duke përfshirë praktika të testit të dëgjimit që në lindje;
– Diagnostikimit të hershëm të fëmijëve me otit media dhe marrja e trajtimit të duhur për këtë diagnozë;
– Shmangies së përdorimit të disa medikamenteve që shkaktojnë humbje të dëgjimit, me përjashtim të rasteve të dhëna nga specialisti i cili monitoron gjendjen dhe ecurinë e mjekimit;
– Referimit të hershëm të foshnjave me rrezik të lartë për shurdhësi, te specialisti;
– Reduktimit të ekspozimit ndaj zhurmave të larta nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj këtyre rreziqeve, forcimit të legjislacionit lidhur me emetimin e zhurmave të forta dhe kushtet në vendin e punës, inkurajimit dhe nxitjes së individëve për të përdorur pajisje mbrojtëse për zhurmat si tapa veshësh apo kufje që i reduktojnë zhurmat etj.
Foshnjat me rrezik të lartë janë ato që kanë në historinë familjare raste me shurdhësi, kanë lindur me peshë të vogël, me asfiksi në lindje, ikter ose meningjit./Gazeta Shneta/