Gratë që përdorin ibuprofen gjatë shtatzanisë së hershme mund të dëmtojnë pjellorinë e ardhshme të fetusit të palindur.
Studimi i publikuar në Riprodhimin Njerëzor tregon se nëse përdorni ibuprofen për vetëm dy ditë rresht gjatë shtatzanisë së hershme mund të ndikoni në pjellorinë e fetusit tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht vlerësohet se 30 përqind e grave shtatzëna marrin ibuprofen brenda periudhës 24 javore të zhvillimit të fetusit.
Për fat të mire, këshillat për konsumin e ibuprofen gjatë shtatzanisë nuk ka nevojë të ndryshojë shumë në dritën e këtij studimi.
NHS aktualisht këshillon nënat në pritje që të mos e marrin ilaçin para 30 dite shtatzanie. Gjithashtu edhe studime të tjera kanë treguar që ibuprofeni mund të dërgoj në shumë rreziqe të tjera. /GazetaShneta/