Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKShPK-ja apelon për kujdes gjatë temperaturave të larta

Lajme 28/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke zbatuar masat bazë për mbrojtjen e shëndetit.

Instituti rekomandon që qytetarët të pinë ujë rregullisht për të shmangur dehidratimin, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri, përcjell Gazeta Shneta.

Po ashtu, këshillohet veshja me rroba të lehta dhe freskimi i trupit me ujë për të përballuar më lehtë vapën dhe për të zvogëluar rrezikun nga goditja e të nxehtit.

IKShPK u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, fëmijëve dhe personave me sëmundje kronike, që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.

Artikulli paraprakSpitalet evropiane raportojnë rritje të rasteve urgjente për shkak të vapës
Artikulli i rradhës Studimi: Telefonat e prindërve ndikojnë në mirëqenien emocionale të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

28/06/2026 Lajme

Kina miraton terapinë e parë CAR-T në botë për tumoret solide

27/06/2026 Lajme

Kirurgu nga Kosova në trajnim me kirurgun e mirënjohur francez Bernard Devauchelle

27/06/2026 Lajme

QKUK-ja reagon pas raportimeve për shtratin në Pediatri: Ishte funksional dhe i sigurt për përdorim

27/06/2026 Lajme

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

27/06/2026 Lajme

Shtrati i thyer, pacientët në Pediatri të QKUK-së flenë në dysheme

27/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.