Gjatë ditës së sotme, në rrjetin social Facebook, IKSHPK’ja ka apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj shëndetit të tyre.
IKSHPK’ja ka shtuar se me anë të lehtësimit të masave kufizuese duhet vazhduar respektimi i rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan GazetaShneta.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes 20-30 sekonda!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!