Mbështjellja me mjaltë është diçka që shumë njerëz nuk do ta mendonin si një zgjidhje për të shëruar të ftohtin ose gripin. Fillimisht është përdorur si kurë për të ftohtin, kollën dhe bllokimin e hundëve. Më vonë u vu re se ndikonte edhe në sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes.
Për shkak të vetive të larta shëruese dhe të përbërësve shumë aktivë, mjalti është zgjidhja e duhur për të trajtuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Kjo kurë është në gjendje të shërojë gripin, kollën ose bllokimin e hundëve në vetëm një ditë dhe t’i pastrojë mushkritë brenda 48 orëve trajtim.
Përbërësit:
- 300 gr mjaltë organike
- Miell ose niseshte
- 2 lugë vaj ulliri
- Garzë
- Ngjitës i fortë
Përgatitja:
Përziejeni mjaltin me vaj ulliri për të formuar një strukturë homogjene (nëse kura është për një person të rritur, atëherë hidhni edhe pak pluhur mustarde). Më pas shtoni miell ose niseshte në mënyrë që përgatitja mos t’ju ngjitet në duar. Vendoseni copën që keni marrë mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe shpërndajeni me kujdes mjaltin mbi të.