Intubatori është një pajisje që u siguron foshnjeve të lindura parakohe kushte të përshtatshme për zhvillimin e tyre.
Ndër benefitet e inkubatorit janë mbrojtja e foshnjeve nga alergjentët, infeksionet dhe nivelet e larta të zërit dhe dritës, të gjitha këto që mund t’i sjellin foshnjes efekte anësore shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Disa nga arsyjet se pse foshnjet kanë nevojë për këtë pajisje janë:
-Lindja e parakohshme: Foshnjet e lindura parakohe kanë nevojë për kohë shtesë për të zhvilluar organet e tyre, e veçanërisht mushkëritë e tyre.
-Çështjet në lidhje me frymëmarrjen: Egzistojnë disa raste kur foshnjet lindin me mushkëri që përmbajnë lëng ose meconium, gjë që mund të shkaktoj pamundësi për të marrë frymë.
-Infeksionet: Foshnjet e posalindura kanë imunitet të dobët, prandaj janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.Për këtë arsyje, inkubatorët u sigurojnë atyre një hapësirë për t’u mbrojtur.
-Diabeti gestacional: Nëse nëna gjatë shtatzënisë ka përjetuar diabet gestacional, atëherë mjekët sugjerojnë që foshnjes t’i monitorohet sheqeri në gjak, duke e mbajtur atë në inkubator./GazetaShneta/