Inseminimi Intrauterin është një procedurë e cila bëhet për të ndihmuar një grua të mbetet shtatzënë më shpejt.
Qëllimi i IUI është rritja e sasisë së spermës që arrijnë tek tubat fallopiane dhe më pas të rrisë mundësinë e fekondimit. Inseminimi intrauterin duhet të kryhet para ose pas ovulimit të një gruaje, në mënyrë që një vezë të jetë në dispozicion për fekondim.
Gjatë procedurës, një pasqyrë kirurgjike do të futet në vaginë, në mënyrë që mjeku të mund të shohë qafën e mitrës. Një shiringë e cila ka një sasi të vogël lëngu që përmban spermën e pastër.
Pastaj shiringa do të lidhet me një tub të gjatë të hollë të quajtur kateter. Mjeku do të vendos kateterin në vaginë, maja e kateterit do të drejtohet përmes hapjes në qafën e mitrës dhe në mitër.
Pasi kateteri është brenda mitrës, mjeku do të injektojë spermën, transmeton Gazeta Shneta.
IUI mund të zgjidhet si trajtim i fertilitetit për të gjitha rastet e mëposhtme:
– Një gjendje jo e mirë e qafës së mitrës, duke përfshirë problemet e mukusit të qafës së mitrës
– Indet e qafës së mitrës nga procedurat e kaluara që mund të pengojnë aftësinë e spermës për të hyrë në mitër
– Mosfunksionimi i ejakulimit.
IUI nuk rekomandohet për gratë që:
– Gratë që kanë sëmundje të rëndë të tubave fallopiane
– Gratë me një histori të infeksioneve të legenit
– Gratë me endometriozë të moderuar deri në ato më të rëndat./Gazeta Shneta/