Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Shëndetësor nisi hetimet dje pasdite në Gjinekologji për rastin e gruas shtatzënë

Lajme 02/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor ka filluar dje pasdite hetimet në Klinikën e Gjinekologjisë për rastin e gruas shtatzënë e cila u vra të mërkurën në oborrin e klinikës.

Inspektorati Shëndetësor ka konfirmuar se janë duke hetuar rastin e gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë, e cila u vra të mërkurën mbrëma nga ish-bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Shneta.

“Inspektorati Shëndetësor me të marrë informatën është duke kryer të gjitha veprimet në kuadër të kompetencave me këtë rast, janë duke u kryer edhe inspektime në Klinikën e Gjinekologjisë”, thuhet në përgjigjen e ISH-së përmes zyrës për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazeta ka mësuar se hetimet e ISH-së kanë filluar dje pasdite, por për këtë çështje nuk kanë dhënë përgjigje nga ky institucion.

Nga MSH kanë deklaruar se Inspektorati Shëndetësor do të ofroj gjithë asistencën e nevojshme profesionale organeve hetuese të rastit nëse kërkohet një e tillë.

“Pas përfundimit te inspektimit lidhur me këtë rast, pas grumbullimit të fakteve dhe analizimit të tyre do të përpilohet raporti dhe patjetër do të njoftohet edhe U.D Ministrja e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigje.

Hamide Magashi ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte hospitalizuar në Gjinekologji ku priste t’i nënshtrohej lindjes. Magashi u vra bashkë me foshnjën e saj nga ish-bashkëshorti të mërkurën rreth orës 18:00.

Gazeta dje ka raportuar për intervenimin e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të komunës së Prishtinës në këtë rast ku ekipa mjekësore e kësaj qendre kishte konstatuar vdekjen në ora 18:23. Ndërkaq nga SHSKUK nuk kanë dhënë sqarime pse mjekët e QKUK-së nuk kishin intervenuar në këtë rast. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPamje nga momenti kur Policia rrethoi shtëpinë ku fshihej Sokol Halili
Artikulli i rradhës Imami i Lipjanit: Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.