Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Instituti s’ka reagensë për diagnostikimin e koronavirusit, pritet të furnizohet nga OBSH

Lajme 05/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka reagensë për diagnostikimin e koronavirusit dhe për këtë pritet të furnizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet drejtori i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani, i cili ka thënë se në rast nevoje për diagnostikim atëherë do të dërgojnë materialet në laboratorë jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

“Koronavirusi është virus i ri i diagnostikuar për herë të parë në Kinë më 7 janar. Autoritetet kineze pas shtatë ditësh kanë zbuluar shkaktarin, kanë zbuluar kodin gjenetik të shkaktarit dhe reagensët laboratorik për diagnostikimin e sëmundjes. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kodi gjenetik të dekodohet kaq shpejt”.

“Në Evropë vetëm Franca dhe Gjermania i kanë nga 4 laboratore për diagnostikimin e koronavirusëve, ndërsa laboratorët tjera ende nuk i kanë marr as reagensët sepse potencialisht nuk kanë mundur as të prodhohen deri më tani”, ka deklaruar Ramadani për rtv21.

“Instituti ka vënë kontakte me OBSH-në dhe me laboratorët prestiogjioze me të cilat ne kemi bashkëpunim të ngushtë, që në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë dhe kemi nevojë për diagnostikë laboratorike, të dërgohen meenjëherë përmes postës së shpejt dhe të diagnostikohen brenda ditës”, ka thënë ai, shkruan gazeta shneta.

Ramadani ka deklaruar se presin nga OBSH që brenda kësaj jave të furnizohen me reagensët për diagnostikimin e koronavirusëve.

“Për dy ditë presim që OBSH do t’i sjellë në Kosovë prajmerët origjinal për diagnostikimin e koronavirusëve”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka thënë se Klinika Infektive në QKUK është e gatshme për të trajtuar të gjithë pacientët që kanë nevojë. Sipas tij për të gjitha sëmundjet ngjitëse kur shkaktarë janë virusët, nuk ka terapi specifike, por terapi simptomatike sipas shenjave klinike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkon në 500 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Artikulli i rradhës Shëndetësia 4 vjet pa specializantë : Mbyllen shërbime, mjekët e rinj ikin nga Kosova

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

17/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave, ky është rezultati i partive politike

17/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.