Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndetësia 4 vjet pa specializantë : Mbyllen shërbime, mjekët e rinj ikin nga Kosova

Lajme 05/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi i fundit për specializime nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë në nëntor të vitit 2016, kohë kjo kur shëndetësia është udhëhequr nga ish-ministri Imet Rrahmani.

Por tani kanë kaluar afër katër vjet dhe në detyrë ka ardhur ministri i dytë që nga koha e Rrahmanit dhe konkursi ende nuk është shpallur dhe as që pritet të bëhet një gjë e tillë, shkruan Gazeta Shneta.

Ministria e Shëndetësisë nën udhëheqjen e ish-ministrit Uran Ismaili nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje në pyetjet e dërguara para 2 javësh. Pozitën e ministrit Ismaili ia ka dorëzuar ditën e djeshme Dr. Arben Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas formimit të Qeverisë Kurti.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu thotë se konkursi i specializimeve ka qenë i paraparë të hapet në fundvitin e kaluar nga ana e MSh-së. Sejdiu ka treguar se kanë pasur takim me grupin punues për Udhëzimin e ri Administrativ para se të vendoset për formën përfundimtare. Ai ka pranuar se ka qëndrime të kundërta në lidhje me këtë UA.

“Ka qëndrime të kundërta në interpretimin e kompetencave të Ligjit për Shëndetësi”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka thënë se ka nevojë të madhe dhe kërkesa për specializime, por profilet e tyre duhet t’i dijë MSH, por një prej tyre është anesteziologjia. Sejdiu ka thënë se nuk ka të dhëna të sakta sesa mjekë e kanë lëshuar Kosovën, por gjatë vitit 2019 në OMK 109 mjekë kanë kërkuar vërtetim të pastërtisë etiko-profesionale e cila nevojitet për punë në vendet e huaja.

Në mungesë të konkursit për specializime vitin e kaluar në Spitalin e Gjakovës është mbyllur shërbimi i oftalmologjisë pasi oftalmologu i vetëm kishte dal në pension. Ndërkaq në mungesë të anesteziolgoëve të rinj në Spitalin e Ferizajt nuk mund të hapen shërbime të reja dhe të rritet numri i operacioneve.

“Nëse do të kishim më shumë anesteziologë do të mund të rrisnim numrin e operacioneve dhe të hapnim shërbime të reja. Poashtu kemi nevojë imediate për specialistë të emergjencës dhe neonatolog”, ka deklaruar drejtori i SP Ferizaj Dr. Jeton Zeqiri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInstituti s’ka reagensë për diagnostikimin e koronavirusit, pritet të furnizohet nga OBSH
Artikulli i rradhës Ndërron jetë infermierja e Neurologjisë Mevlyde Gashi

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore

18/06/2026 Lajme

Sot mot me diell dhe vranësira

18/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

17/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave, ky është rezultati i partive politike

17/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.