Shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem të avancuar të inteligjencës artificiale që mund të parashikojë sëmundjet që një person mund të zhvillojë në të ardhmen, duke analizuar mutacionet specifike të ADN‑së.
Ky mjet i ri diagnostikimi nuk limiton vetëm tek identifikimi i mutacioneve të dëmshme, por mund të parashikojë probabilitetin e sëmundjeve dhe të sugjerojë trajtime të personalizuara paraprake, shkruan ScienceDaily, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrën se si mjekët trajtojnë pacientët. Me identifikimin e hershëm të rrezikut, trajtimet dhe mënyrat e parandalimit mund të jenë më efektive dhe të personalizuara për secilin individ, duke ulur ndjeshëm shfaqjen e komplikacioneve serioze.
Sistemi bazohet në analizën e dhënave të mëdha gjenetike dhe modele të avancuara të mësimit makinerik që njohin lidhjet mes mutacioneve të ADN-së dhe shfaqjes së sëmundjeve komplekse. Kjo teknologji ka potencial për t’u përdorur për sëmundje të ndryshme, nga ato metabolike dhe kardiovaskulare deri te disa forma të kancerit.
Shkencëtarët theksojnë se përdorimi i AI-së në këtë mënyrë mund të sjellë një epokë të re të mjekësisë preventive, duke i lejuar pacientët dhe mjekët të marrin vendime më të informuara për shëndetin afatgjatë.


