Gjinekologu Dardan Baftiu ka ironizuar me pagat e larta të zyrtarëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ku u zbulua lista me rroga super të larta deri në 12 mijë euro.
Baftiu ka ironizuar duke thënë se është i gatshëm ta këmbej diplomën e specialistit të gjinekologjisë me ndonjë nga pozitat në Postë, shkruan Gazeta Shneta.
“Nderroj diplomen e Specialistit te Gjinekologjise me cilendo prej pozitave ne poste-telekom, nese pranon ky i pari (qe ne dy arbitrazhe e kish ‘supermbrojte’ Valen-i ka humb te dyja) ju premtoj qe kem mi fitu arbitrazhet tjera edhe krejt ka nie pije e keni secilin muaj prej meje(prap mbesin pare sa 10 rroga te Specialistit te mjekesise)”, ka shkruar Baftiu, transmeton gazetashneta.
Baftiu punon në pozitën e mjekut specialist të gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.
Kujtojmë se mjekët specialistë në Kosovë paguhen me pagë bazë rreth 600 euro, ndërsa me kujdestari arrijnë nga 800 deri në 1 mijë euro në muaj. Në ligjin e ri për Paga i cili ende nuk është duke u zbatuar, mjekët kanë koeficient 5.0 që në vlerë monetare i bie rreth 1200 euro. /Gazeta Shneta/