Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-kandidati për drejtor të Infermierisë emërohet ushtrues detyre në të njëjtën pozitë

Lajme 09/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pasi nuk arriti të zgjidhej drejtor me konkurs, Sami Tahiraj është emëruar ushtrues detyre në të njëjtën pozitë për Infermieri në QKUK ku garoi bashkë me 13 infermierë të tjerë

Në muajin shkurt të këtij viti u hap konkursi për drejtor të Shërbimit të Infermierisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kësaj pozite ia mësynë 14 infermierë, nga të cilët nëntë e kaluan testin me shkrim për të hyrë në intervistën me gojë.

Pas fazës së fundit, fituese doli Shpresa Surdulli me 377 pikë e pasuar nga Sami Tahiraj me 363 pikë. Por ndonëse Tahiraj nuk arriti të zgjidhej me konkurs, ai tanimë është emëruar në këtë pozitë si ushtrues detyre nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu. Ky i fundit e mori këtë vendim pasi përzgjedhja e Surdullit u anulua nga Inspektorati i Punës.

Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se Inspektorati ka marr këtë vendim me arsyetimin se Surdulli nuk ka përvojë në pozitën e drejtorit, ndonëse ky kriter nuk është marr parasyshë për pozita të tjera sikurse në rastet e disa drejtorëve të klinikave.

E SHSKUK nuk e ka dërguar fare vendimin e Inspektoratit në shkallën e dytë, por të njëjtin e ka pranuar dhe e ka implementuar menjëherë. Pas anulimit të konkursit, Sejdiu konform kompetencave të tij si drejtor ka emëruar Tahirajn ushtrues detyre në pozitën ku e kishte humbur garën në konkurs.

“Ju njoftojmë se pas Vendimit të Inspektoratit të Punës, është anuluar konkursi për pozitën drejtor i Shërbimit të infermierisë QKUK. Pas anulimit drejtori i përgjithshëm, konform legjislacionit në fuqi ka caktuar një ud. drejtor të infermierisë deri në ri shpalljen e  konkursit”, ka deklaruar SHSKUK në përgjigjen zyrtare për Gazetën.

Por Tahiraj është paraqitur në krye të infermierëve edhe para këtij vendimi për ud. Ai shihet në ceremoninë e organizuar nga SHSKUK për pranimin e 100 infermierëve në punë.

Sami Tahiraj (me mantel të bardhë) bashkë me Skender Shabanin – drejtor i personelit të QKUK-së

 

Tahiraj punon në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Spitalin e Pejës kanë lindur tre djem dhe tri vajza të enjten
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve do të përkrah gratë dhe vajzat e dhunuara

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.