Pamundësia për të mbetur shtatzënë herën e dytë definohet si paaftësi për t’u ngjizur.
Një pamundësi e tillë i prekë një në shtatë çifte, sipas një studimi, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, ekspertët e fertilizimit po thonë se stresi vetëm se vështirëson më shumë procesin e të konceptuarit.
Prandaj, duhet të keni parasysh se pas lindjes së fëmijës së parë, hormoneve tuaja do t’u nevojitet pak kohë derisa të bien në nivele normale, dhe tek atëherë mund të mbetni shtatzënë prapë.
Ndiqni këto këshilla nëse jeni duke provuar prapë
– Zvogëloni sasinë e kafeinës dhe alkoolit
Që të dyja këto e zvogëlojnë pjellorinë te meshkujt dhe gratë.
– Konsumoni mjaftueshëm acide yndyrore
Shumica prej nesh konsumojmë shumë omega 6 për ta kompensuar mungesën e omega 3, por kjo shkakton mos balancim në trup. Prandaj, për t’i balancuar nivelet e acideve esenciale yndyrore, konsumoni dy porcione peshk vajor në javë.
– Përdorni suplementet e duhura
Studimet fillestare për shtatzëni tregojnë se acidi folik, hekuri, vitamina B12 dhe vitamina D ndikojnë që gratë të mbeten shtatzënë më lehtë.