Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë fsheh forma e hundës për karakterin tuaj

Femina 26/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në artikujt tanë të mëparshëm ju kemi treguar që personaliteti ynë nuk formohet vetëm në bazë të formimit apo eksperiencave të ndryshme. Mjekësia e lashtë kineze, e cila së fundmi është përqafuar nga Perëndimi skeptik, ka zbuluar një lidhje të fortë mes pjesëve të caktuara të trupit dhe karakterit të një njeriu.

Kështu, analizimi me imtësi i ngjyrës së syve,i duarve, këmbëve, apo dhe grupit të gjakut janë disa mënyra që janë përdorur deri tani për identifikimin e personalitetit. Forma e hundës ju vjen në ndihmë për ditur më shumë rreth karakterit të dikujt që keni pranë.
Hunda e madhe: Personat me një hundë paksa më të madhe nuk kanë dëshirë të marrin urdhëra nga të tjerët apo të merren me punë të parëndësishme. Arrijnë të japin më të mirën e vetes kur punojnë individualisht pasi fryma e grupit është mbytëse për ta. Janë shumë krijues dhe mendjehapur. Armiku i tyre më i madh është egoja, e cila shpeshherë u krijon probleme me veten dhe të tjerët.
Hunda e vogël: Individët me hundë të vogël funksionojnë shumë mirë në grupe, edhe pse temperamenti i tyre i ashpër mund t’i çojë të tjerët në frustrime. Ditë jenë spontanë, këmbëngulës, krijues , por edhe servil aty ku u leverdis. Janë shumë të zotë t’i bëjnë marketing vetes dhe arrijnë gjithmonë atë që duan.
Hunda e gjatë: Sa më e gjatë të jetë hunda, aq më e fortë është nuhatja për biznes, sigurisht që edhe ambiciet janë akoma më të mëdha. Këta njerëz janë shumë të pavarur, nuk e kanë problem vetminë dhe të punojnë vetëm, si dhe kanë karakteristika, të cilat i bëjnë udhëheqës të shkëlqyer.
Hunda e shkurtër: Femrat me hundë të shkurtër janë besnike dhe këmbëngulëse. Kanë një natyrë të butë dhe emocionale, kështu që të tjerët preferojnë të kalojnë kohë me to. Por, shpesh ndodh edhe të shfrytëzohen nga njerëzit arrogantë.
Hunda e shtypur: Këta njerëz janë shumë inteligjentë dhe kanë një personalitet që di të rrezatojë edhe në stuhinë më të errët të jetës. Optimzmi dhe altruizmi janë dy ndër tipret e tyre më dalluese. Nga natyra janë të kujdesshëm dhe preferojnë t’u vijnë në ndihmë të tjerëve pa kërkuar gjë në këmbim.
Hunda e gjerë: Personat që kanë hundë të gjerë janë përparimtarë, kureshtarë dhe gjithmonë në kërkim të më së mirës. Shquhen për aftësitë e tyre shprehëse, dinë të artikulojnë në mënyrë elokuente, por nganjëherë përfundojnë të duken tepër emocionalë.

Artikulli paraprakA është mirë apo keq të flini me flokë të lagura?
Artikulli i rradhës Ja si t’ia jepni bebës suaj barnat dhe qumështin në mënyrën e duhur

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.