Ja çfarë ndodh me beben gjatë abortit, pamje rrënqethëse

2018-02-08 në ora 20:42

 

Aborti është një proces që largon foshnjën nga barku i nënës, por e keni menduar ndonjëherë se si reagon bebja.

Këtë e tregon doktori Anthony Leyatino, një gjinekolog që ka punuar me rreth 1,200 abortime.

Në këtë xhirim tregon se si përfundon shtatzënia në tremujorin e dytë.

Bebja atëherë është në javën e dymbëdhjetë, dhe është e madhe sa shuplaka e dorës së njeriut të rritur.

– Pjesa më e madhe e opinionit është e informuar se çka ndodh gjatë abortimit – thonë në organizatën “Live Action”, e cila është kundër abortimit.

– Ata të cilët propagandojnë për abortim e maskojnë tërë procedurën me eufemizma. Përdorin shprehje si p.sh., produkt i ngjizjes, ndërprerje e shtatzënisë etj.

Një anketë e para disa kohësh ka zbuluar që madje 81 përqind e amerikanëve janë për ndonjë kufizim të abortimit, duke kërkuar që procedura të përkufizohet në shtatzëninë deri në tre muajt e parë./Kidstime.al/