T’u thuash fëmijëve se karrota i ndihmon të shohin në errësirë i ka inkurajuar ata që të hanë shëndetshëm. Ose të paktën kështu mendojnë prindërit.
Por sipas një studimi, këto mesazhe kanë efektin e kundërt: nëse i thua një fëmije se një ushqim është i mirë për ta, ata e hanë më pak. Shkencëtarët u lexuan një histori fëmijëve të moshës 3-5 vjeç rreth një vajze që hëngri karrota.
Grupit të parë iu tha se karrota e bëri vajzën të fortë dhe e ndihmoi të mësonte të numëronte, ndërsa grupit të dytë nuk iu tha kjo gjë. Më pas fëmijëve iu ofruan karrota. Atyre që nuk iu dha asnjë mesazh për të mirat shëndetësore të karrotës, çuditërisht hëngrën më shumë.
Kjo për shkak se informacioni i dhënë se diçka është e shëndetshme, u ngre dyshimet se mund të ketë shije të keqe, ndaj është më mirë nëse thjesht serviruani ushqimin pa shumë komente.