Nënat duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre, ndërsa njëra prej mënyrave që ju mund të stimuloni që fëmija juaj të ketë një inteligjencë të lartë është edhe duke i marrë në supermarket. Tingëllon si një gja pa kuptim por studimet tregojnë diçka krjet tjetër.
Si zhvillohet mendja e fëmijës?
Studimi është kryer nga Children’s national health system në Ëashington të cilët kanë studiuar mënyrat më të mira që ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës. Supermarketi është konsideruar si një ambient për të stimuluar fëmijën duke qënë se brenda tij ndodhen objekte me ngjyra të ndryshme dhe të theksuara. Ai atje mëson të dallojë ngjyrat si edhe emërtimet e shumë sendeve. Pra mjafton ta merrni fëmijën me vete në supermarket dhe ai do të mësojë shumë gjëra të reja.
Cila është mënyra me të cilën stimulohet fëmija?
Fëmija do ta konsiderojë si më tepër interesante të mësojë emrat e sendeve dhe ushqimeve të reja në supermarket krahasuar madje edhe me librat. Ata mësojnë atje emrat e frutave, perimeve, lidhin ngjyrën e tyre me emrin dhe shijen dhe kështu mësojnë ta dallojnë apo emërtojnë. Kjo mënyrë do të konsiderohet si një faktor me rëndësi për të rritur inteligjencën e trurit të fëmijës krahasuar me metodat e tjera tradicionale. Duke njohur dhe vlerësuar stimujt e marrë nga ambienti, fëmija do të fitojë aftësi të reja./pernenat/