Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja përse duhet t’i shkurtoni flokët gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 17/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prerja e flokëve gjatë periudhës së shtatzënisë është një dukuri mjaft e zakontë tek gratë, jo vetëm për shkaqe të ndryshimit të imazhit por edhe një arsye tjetër.

Gazetarja dhe blogeristja amerikane Michelle Stein i ka tre fëmijë. Në muajin e tretë të shtatzënisë së fundit ka vendosur t’i shkurtojë flokët dhe ka sqaruar përse e ka bërë këtë gjë, transmeton Telegrafi.

Në fillim është hamendur, sepse nuk ishte e sigurt se a kanë ndikuar vetëm hormonet, apo pas shkurtimit të flokëve është ndier e sigurt që ka bërë gjënë e duhur. I ka theksuar edhe arsyet përse tani është e kënaqur:

1. Për shkak se bebja vjell shpesh, flokët tuaj vazhdimisht do t’ju jenë të ndotura

Bebja në fillim shpesh vjell, sistemi i saj tretës duhet të zhvillohet. Derisa mbetjet e qumështit bien në mobilie dhe në rroba nuk është edhe aq problem, mirëpo në flokë vërtet është e tmerrshme. Fëmija i tretë më së shumti villte. Edhe unë isha aq shumë falënderuese që nuk jam e detyruar të dal jashtë shtëpisë me njolla qumështi në flokët e mia. Flokët e shkurtra janë ideale!

2. Keni pak kohë për kujdesin e flokëve

Flokët e shkurtër më lehtë lahen, më shpejt thahen dhe më pak kohë nevojitet për rregullim. Flokët e shkurtër ju marrin më pak kohë, andaj mund t’i përkushtoheni edhe bebes.

3. Të kesh flokët si të nënës është nder

Me dy fëmijë arrija të mos i shkurtoja flokët. Mirëpo kur duhej të lindja fëmijën e tretë, vendosa vetë për një veprim të këtillë. Derisa kujdesem për tre fëmijët e mi, shumë më lehtë që i kam flokët të shkurtër.

4. Gishtat e vegjël të bebes nuk do të ngatërrohen në flokë të gjatë

Ky është fakt i pamohueshëm.

5. Vështirë mund të gjendet kohë për edhe ushqim, edhe tualet, e lëre më për të shkuar te floktari

Mendoni se pas lindjes së fëmijës mund të shkoni te floktari dhe të shkurtoni flokët? As të mos ju shkojë mendja. Nëse bebja juaj do të jetë sikur imja, do që vazhdimisht ta mbaj në krahë, vështirë se do të gjeni kohë për të dalë nga shtëpia, aq më tepër nëse e ushqeni beben me gji.

6. Ndryshimet hormonale pas lindjes

Thithësja ime e pluhurit dhe gypi i shkarkimit të ujërave në banjën time janë falënderues për shkak që i kam shkurtuar flokët. Shumë femrave flokët u bien më shumë pas lindjes. Në gjashtë muajt e parë pas lindjes së bebes, flokët bien më shumë, sepse atëherë bien edhe ato që nuk kanë rënë gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakIsmaili: Kosova nuk do të blejë më barna me çmime të larta
Artikulli i rradhës Një pikë e vetme nga kjo zbardh dhëmbët, largon erën e keqe të gojës dhe problemet me fyt

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.