Për vite të tëra, nënat shtatzëna të Finlandës marrin si dhuratë nga qeveria e vendit një kuti për fëmijën.
Është si një çantë e rrobave, fletëve dhe lodrave që mund të përdoren edhe si shtrat.
Kjo bëri që Finlanda të ketë numrin më të vogël të vdekshmërive të bebeve në mbarë botën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Është një traditë që daton nga viti 1930 dhe është projektuar për t’i dhënë të gjithë fëmijëve në Finlandë, pa marrë parasysh statusin social që kanë.
Ajo përmban një veshje komplet për beben, një thes për gjumë, veshje të trasha, produkte të banjës për foshnje si dhe pelena të bashkëngjitur me një shtrat të vogël.
Po ashtu rrobat që gjenden në kuti janë neutrale sa i përket gjinisë, dhe prandaj një djalë mund t’i veshë rrobat e një vajze të vogël, dhe anasjelltas.
Për fund profesori i historisë në Universitetin e Helsinkit thotë se kjo kuti është që simbolizon barazinë dhe rëndësinë që kanë fëmijët./Gazeta Shneta