Lindja e një foshnje mund të jetë një gëzim i papërshkrueshëm për çdo nënë, pavarësisht gjinisë së saj.
Por studiesit kanë dhënë disa argumente lidhur me ndikimin që ka gjinia e foshnjes në shëndetin e nënës.
Sipas tyre, lindja e një bebeje e gjinisë mashkull do të shkaktojë shumë stres për nënën e tij, më shumë se lindja e një vajze, transmeton Gazeta Shneta.
Ata thonë se foshnjat krijojnë kimikate që shkaktojnë inflamacion tek nëna, që mund të dëmtojë qelizat e saj.
Javier Diaz-Castro, nga Universiteti Granada në Spanjë, tha se duke lindur një djalë nuk do të “ndiheni keq në aspektin e dhimbjes. Dhimbja do të jetë e njëjtë si të jetë djalë apo vajzë”.
Por shtoi se do të jetë një dëmtim i madh në nivel qelizor, ashtu siç meshkujt janë më agresivë.
“Për sa i përket përgjigjes në trupin e nënës, të paturit e një vajzë shkakton më pak inflamacion,” tha Dr Diaz-Castro, i cili bashkë-autor i studimit.
Kjo për shkak se meshkujt krijojnë më shumë substance të njohura si radikalet e lira, të cilat shkaktojnë reagim në trupin e nënës sikur të ishin të infektuara.
Ekipi i tij gjithashtu zbuloi se trupi i foshnjeve vajza shfaqin më pak shenja të stresit dhe inflamacion pas lindjes./Gazeta Shneta/