Ardhja e një fëmije në jetë mund të bëjë që shumë prindër të pyesin rreth shëndetit të bebes dhe se sa është madhësia e foshnjës.
Kur lind një foshnje, pesha dhe gjatësia e tij ose e saj matet duke përfshirë edhe madhësinë e kokës.
Varësisht prej karakteristikave të prindërve, edhe foshnja merr ngapak prej secilit prind, prandaj tentoni që të keni një histori mjekësore në rregull, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa nuk ka rëndësi nëse fëmija lind i vogël apo i gjatë, për shkak se zhvillimi i tyre kur të rriten do të jetë i njëjtë.
Një fëmijë që lind më pak se 2.5kg, konsiderohet se është nën peshë, ndërsa nëse lind më shumë se 4kg, atëherë konsiderohet mbipeshë.
Ndërsa sa i përket gjatësisë, normale është që foshnja juaj të jetë dikund 50-53 cm i gjatë. Po ashtu fëmijët lindin me një lëng që pasi të largohet nga trupi i bebes atëherë në javët në vazhdim, bebja do të humb peshë për t’i rifituar ato prapë brenda dy javëve./Gazeta Shneta/