Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja sa duhet të zgjatë saktësisht seksi, më gjatë veç teprohet

Femina 30/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

​A keni pyetur ndonjëherë veten se sa duhet të zgjasë marrëdhënia seksuale për të qenë e kënaqshme. Studimet thonë se seksi ideal duhet të zgjasë 15 minuta. Ja përse:

Marrëdhënia seksuale ideale duhet të zgjasë nga 7 deri në 13 minuta

Kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale, për të qenë e kënaqshme, duhet të luhatet nga shtatë deri në 13 minuta. Nuk duhet të rraskapiteni. Por nëse do të mund ta kaloni këtë “prag”, dhe nëse do të mërziteni, sepse koha e gjatë mund të sjellë humbjen e vëmendjes dhe të shpërqendrimit, largojini brengat dhe shqetësimet e jetës së përditshme.

Vetëm dy minuta është një zhgënjim i madh

Seksi që zgjat vetëm dy minuta nuk është aspak i kënaqshëm. Kjo të paktën është më se e imagjinueshme. Objektivisht 120 sekonda janë vërtet shumë pak dhe lënë një shije të keqe. Duhet një impenjim më i madh, përveç rastit kur ka problematika të tjera, të tilla si ejakulacion i parakohshëm. Nga tre deri në shtatë fillohet të veprohet seriozisht.

Le të themi se mund të fillojmë të flasim për seks të vërtetë pikërisht kur kohëzgjatja varion nga tre në shtatë minuta. Pra, me kaq pak edhe mund të arrihet argëtimi, edhe pse do të ishte më mirë që koha të zgjatej edhe më shumë. Të paktën nuk mbeteni të zhgënjyer dhe ndërkohë mund të filloni të ëndërroni që mund t’ia dilni të përmirësoheni.

E rëndësishme është cilësia e një marrëdhënieje

Natyrisht të gjithë e dimë se fundja në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të prera, pasi çdokush kënaqet në mënyra dhe në kohë të ndryshme. Studiuesit në mënyrë provokative deshën që t’ju bënin të kuptoni se për të pasur një marrëdhënie intime të kënaqshme nuk duhet ndonjë rekord kohëzgjatjeje. Pra ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me cilësinë e një raporti.

“Duhet të kalojmë stereotipat e vendosur nga pornografia dhe kultura popullore, që gjenerojnë gjëra të papritura gjithmonë e në rritje dhe jo reale, pra që nuk ofrojnë kënaqësi”, shpjegojnë psikologët Erik Korti (Eric Corty) dhe Xhenai Guardiani (Jenay Guardiani), nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë.

Kërkime të mëparshme kishin evidentuar që shumë djem dhe vajza dëshironin raporte që i kalonin 30 minutat, një kohë e cila është cilësuar si e ekzagjeruar nga seksologët. Nga pikëpamja mjekësore, një raport seksual më pak se tre minuta përkufizohet si i pamjaftueshëm, nga penetrimi deri tek ejakulacioni. Ndërkohë, mjaftueshëm i tepërt mund të cilësohet mbi 13 minuta. Por çdonjëri fundja e krijon dhe e përcakton vetë kënaqësinë e tij. Duhet pasur parasysh se të bërit dashuri nuk është një garë, por një moment bashkimi i dy trupave dhe i shpirtrave.

Bazat e një seksi të mirë

Ndonjëherë mjafton një pozicion në të cilin të dy kënaqeni dhe nëse e përsëritni disa herë nuk do të thotë se seksi nuk është i mirë. Në të vërtetë ne nuk na duhen ndryshime të përhershme stimuluese, nëse një lloj i vetëm na eksiton. Nëse të dy jeni të relaksuar dhe e ndieni trupin e njëri-tjetrit, reciprokisht e ndiqni tempin dhe kënaqeni; seksi i kënaqshëm është i sigurt. Në të vërtetë aftësia e vetme dhe baza e seksit është të dini të dëgjoni trupin e partnerit tuaj. Ky dëgjim reciprok me siguri ju tingëllon si frazë boshe, e cila konkretisht nuk flet, por duhet të mësoheni të dëgjoni psherëtimat dhe trupin e do të shihni sa do të relaksoheni.

Artikulli paraprakShpërthen Bjordi pas vdekjes së Adelës: Jeni fëlliqësira
Artikulli i rradhës Horoskopi, 31 tetor 2017

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.