Ja sa javë pushim me pagesë kanë lehonat në Zvicër

2017-03-26 në ora 17:32

Të gjitha nënat e punësuara në Zvicër e kanë të rregulluar me ligj pushimin e lehonisë dhe pagesën.

Nënat në Zvicër kanë të drejtën e pushimit me pagesë të lehonisë me plot 98 ditë (ose 14 javë) nga dita e fillimit, shkruan Gazeta Shneta.

Gjatë kësaj kohe, nëna do të paguhet me 80 % të pagesës në baza ditore, por jo më shumë se 196 franga në ditë.

Për të marrë pushimin me pagesë, nënat duhet të sigurohen përmes AHV për nëntë muajt e shtatzënisë dhe duhet të punojnë së paku pesë muaj gjatë shtatzënisë.

Është i ndaluar me ligj përjashtimi nga puna në kohën e pushimit të lehonisë. /Gazeta Shneta/