Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja sa kohë duhet që të rifitoni virgjërinë

Femina 07/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kërkojnë të jenë sërish të virgjëra dhe kjo sepse ndihen të detyruara. Edhe pse jetojmë në kohëra moderne duket se mentaliteti i shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë, madje vazhdon të jetë i qartë në drejtim të faktit se vajza para se të martohet duhet të jetë “e paprekur”.

Në pjesën më të madhe të rasteve nuk shënohet si statistikë në regjistrat e mjekëve, sepse është ndërhyrje private dhe duan të mbetet sa më e fshehtë. Thjesht e shënojnë si një vizitë gjinekologjike që u krye. Ndërsa për sa i takon arsyeve se përse femrat shkojnë drejt kësaj rruge, doktoresha shpjegon se shoqëria shqiptare është maskiliste.

Nuse “me provë”

Por gjinekologët pohojnë se në maternitete shpesh femrat shkojnë edhe për të provuar ndershmërinë e tyre, sepse burrat e tyre nuk janë të bindur. Mjekët tregojnë se meshkujt janë dyshues për virgjërinë e vajzave në momentin që nuk kanë pasur gjakderdhje gjatë kryerjes së marrëdhënies, edhe pse sipas statistikave 38 për qind e fermave gjatë marrëdhënies së parë nuk kanë gjakderdhje dhe kjo varet nga lloji i himenit.

“Më tepër tek ne paraqiten së bashku me nënat apo një shoqërues të tyre për të pyetur nëse janë apo jo të virgjëra. Normalisht himeni është një cipë e hollë me trashësi 3-4 milimetra, e pasur me vajza gjaku, e cila mbyll hyrjen e vaginës dhe në raportin e parë seksual ky himen prishet. Një pjesë e vajzave drejtohen tek ne të shqetësuara pasi meshkujt kërkojnë patjetër gjakderdhje. Rreth 60% e femrave munden që të kenë gjakderdhje, por në rreth 38 përqind mund të mos ndodhë kjo”,- pohojnë gjinekologët.

Marrëdhënie që 13 vjeçe

Në bazë të një studimi të bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik, vajzat shqiptare i fillojnë marrëdhëniet intime që në moshën 13-vjeçare, duke bërë që në këtë mënyrë të ulet ndjeshëm mosha e pjekurisë seksuale përsa i përket kësaj gjinie. Një fenomen që specialistët e shpjegojnë edhe me ndikimin që mund të kenë faktorë të jashtëm apo edhe ambienti shoqëror.

Ndërkohë që shqetësim më vete është edhe fakti se në atë moshë s’mund të thuhet se është arritur ende një pjekuri e duhur seksuale, pavarësisht se zhvillimi nuk është i njëjtë për të gjitha femrat.

Për më tepër, kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël është edhe ekspozim përballë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, siç është sida. Gjinekologët pohojnë se në bazë të një studimi që kanë bërë me femrat e paraqitura në maternitet, rezulton se shumica prej tyre raportin e parë seksual e kishin kryer të shtyra nga kurioziteti, të tjera të nxitur nga shokët, ndërsa disa me dëshirën për të treguar se kanë një të dashur.

“Është ky kontigjent vajzash të cilat kur vjen momenti për një fejesë, drejtohen tek gjinekologët. Nuk mjafton që një vajzë të paraqitet e virgjër ditën e martesës, sepse tradhtitë mund të jenë të pranishme gjatë jetës. Jeta është e gjatë, ndaj dhe divorcet janë shtruar si shkak i tradhtive bashkëshortore”,- pohojnë gjinekologët.

Artikulli paraprakKjo është arsyeja pse na hapet goja
Artikulli i rradhës Efektet e shëndetshme të kikirikëve

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.