Ja sa shumë ka ndikuar shtatzënia tek Drenusha Latifi

2018-06-07 në ora 21:30

Para pak javëve u përhap lajmi për shtatzëninë e ish missit, Drenusha Latifi, e cila pritet të bëhet nënë për herë të dytë. Tanimë vajza e saj e vogël Ynëa ka mbushur dy vite, derisa familjes brenda pak muajve do t’i shtohet edhe një anëtar i ri.

Edhe përse nuk janë kutpuar akoma detajet se cila do të jetë gjinia që pret Drenusha apo ndonjë fjalë për emrin e bebe.

Por, kjo pritje po duket se është duke shkuar drejt fundit dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Drenusha me foton e publikuar në rrjetin social Instagram. Ne i urojmë një shtatzëni të mbarë për ish missin të cilës i ka rënë edhe një hije e ndriçuar për shkak të shtatzënisë./Gazeta Shneta/