Nënat kanë ide të ndryshme sa i përket dhënies së gjirit. Një gjë e sigurtë është se përfitimet janë të mëdha, jo vetëm për foshnjën por edhe për nënën.
Për fëmijën, ai ka më pak shanse për zhvillimin e infeksioneve të frymëmarrjes, astmës, alergjive si dhe problemet gastrointestinale.
Sipas Shoqatës së Pediatrëve Amerikanë, rekomandohet ushqyerja e foshnjës për gjashtë muajt e parë dhe futjen pastaj në ushqimet e ngurta së bashku me gji deri në fund të vitit të parë, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, nëse e mbani edhe më shumë se kaq atëherë është edhe më mirë, për shkak të antitrupave që krijohen tek foshnja.
Antitrupat ndihmojnë sistemin e tretjes së foshnjës suaj për të punuar më lehtë përveç ofrimit të përfitimeve shtesë./Gazeta Shneta/