Arsyet për peshë të ulët të lindjes mund të jenë të shumta duke filluar nga trashëgimia dhe zakonet e dietës gjatë shtatzanisë.
Lindja e parakohshme
Një i porsalindur thuhet se është i parakohshëm kur ka lindur para 37 javësh të shtatzanisë. Një fëmijë fiton më shumë peshë në pjesën e mëvonshme të shtatzanisë. Prandaj, foshnjat e lindura herët do të kenë më pak kohë për t’u rritur dhe zhvilluar në barkun e nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Kufizimi i rritjes intrauterine (IUGR)
Foshnjat e lindura me kufizim të rritjes intrauterine janë të vogla për moshën gestacionale. Ata kanë lindur me kohë por kanë peshë më të ulët.
Shtatzanitë e shumëfishta
Nëse keni binjak ose trenjak, pesha infividuale e secilit fëmijë do të jetë nën 2.500 gram. Kjo ndodh për shkak se foshnjat konkurrojnë për lëndë ushqyese, duke shtrirë kështu mitrën dhe duke i dhënë tendosje të tepërt nënës.
Tensioni i lartë i gjakut
Nëse keni tension të lartë, rrjedhja e gjakut tek foshnja nga placenta është ndërprerë, duke rezultuar në një peshë më të ulët të lindjes së foshnjës. /GazetaShneta/